Thaçi: Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë në partneritet me SHBA-në

Aktuale

Thaçi: Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë në partneritet me SHBA-në

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi ka pritur në takim Ndihmës-sekretarin e Mbrojtjes për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Robert S. Karem.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ndihmës-sekretarin e Mbrojtjes për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Robert S. Karem.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ndihmës-sekretarin Karem për ardhjen e tij në Kosovë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, me të cilën është dëshmuar përkushtimi amerikan për shtetin e Kosovës, njofton Telegrafi.

“Vizita dhe mesazhet tuaja përkrahëse i kanë dhënë edhe më shumë kuptim festës sonë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka theksuar se FSK-ja është e gatshme të transformohet në ushtri të Kosovës dhe kjo do të bëhet në partneritet me SHBA-në.

Kurse, Ndihmës-sekretari i Mbrojtjes për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Robert S. Karem, e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Kreu i shtetit ka pohuar se SHBA-ja është partneri më strategjik i Kosovës dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes në forcimin e subjektivitet ndërkombëtar, në fushën e sigurisë, arsimit dhe kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat