Pse po ndodhin këto kriza në partitë politike në Kosovë?

Aktuale

Pse po ndodhin këto kriza në partitë politike në Kosovë?

H.Orana Nga H.Orana Më 18 shkurt 2018 Në ora: 19:01
Idriz Zeqiraj

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj ka folur për krizën aktuale tek partitë politike. Ai ka përmendur disa faktorë që kanë sjellë deri tek kjo krizë. Sipas tij, mungesa e emancipimit politik, riciklimi i kuadrove, bllokimi I kuardove të reja, shmangia e debatit brenda partiak sjellin deri tek kriza brenda partive.

“Mungesa e emancipimit politik, është evidente, e dukshme dhe emëruesi i përbashkët, për të gjitha partitë politike. Militimi në një parti, arrivizmi për t`u ngritur sa më lart, po shihet si interes përfitimi material dhe privilegje të tjera, në rrethanat e anarkisë dhe mungesës totale të drejtësisë, të shtetit ligjor. Egoja e theksuar, për të qenë i parë, dhe, mbi të gjitha, ngulmimi për të mos e lëshuar karrikën e të parit, edhe pas humbjeve të përsëritura! Për ta kompensuar këtë humbje, bëhen bisht i partisë fituese, pa shpresë për të ardhur në pushtet me meritë. Riciklimi i kuadrove të zvetnuara, deri në konsumim, të cilët nuk japin asnjë shpresë për ngritje, as numërore dhe as cilësore të partisë, në bazë dhe qendër, është rezistencë, që, duke qenë pjesë e klanit, po sfidojnë partinë”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se bërrylimi, bllokimi, që u bëhet kuadrove të reja, duke mos lejuar përtëritjen në strukturat vendimmarrës të partive politike.

“Për më keq, rrallë e për mallë, përzgjedhja selsektive e ndoca kuadrove, testohen për besnikëri ndaj shefit, paraprakisht dhe, ata, edhe pse të rinj, ndonëse të ofruar jo për merita, por, për të qenë besnikë të shefave burokratë dhe me mendësi anakronike e moniste. Realisht, ata nuk janë kuadro në shërbim të partisë, por, të shefit, liderit të partisë. Mungesa e përvojës demokratike, shmang debatin brenda-partiak; kalaveshja me poste e kryetarit dhe rrethin vicioz të tij, favorizon kultin e individit. Anashkalimi i zgjedhjeve me votë të fshehtë e demokratike, duke i zëvendësuar me zgjedhje fakultative, me aklamacion, ngritje dore, pra, si në sistemin monist, komunist”, thotë publicisti Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat