Haradinaj: Policët e njësisë së mbrojtjes së afërt janë të zotë

Aktuale

Haradinaj: Policët e njësisë së mbrojtjes së afërt janë të zotë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Njësia për Mbrojtjen e Afërt

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamje ekskluzive për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Ky emision solli detajet se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë.

Me përvojat nga e kaluara, Mbrojtja e Afërt brenda ditës kanë misione të ndryshme.

Ditën e nisin herët në mëngjes, kur merren me ruajtjen e të parit të Qeverisë, e nuk dihet saktë se kur e përfundojnë.

“Janë në punë, janë në rregull, janë profesionistë, e bëjnë punën me respekt”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Në pyetjen e gazetarit të “Drejtësia në Kosovë“ se sikur t’i kishte në luftë këta zyrtarëë policorë çka do të ndodhte, kryeministri Haradinaj u përgjigj:

“Çka kishin bo këta me mua, po ishin kanë besoj të zotë, janë edhe tash të zotë, po edhe atë herë kishin me qenë të zotë ose në naj situatë tjetër do ishin djem të zotë”, theksoi Haradinaj.

Askush në perimetrin prej 1 kilometri nuk mund t’i afrohet kryeministrit e as njerëzve të mbrojtur.

Njësia  kujdeset për të gjitha masat.

Pajisje dhe shumë veprime të  tjera përdoren për të garantuar sigurinë dhe tërë procesin e shoqërimit.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat