Kosova festoi 10 vjetorin e pavarësisë, me nivelin më të ulët të përfaqësimit nga shtetet mike

Aktuale

Kosova festoi 10 vjetorin e pavarësisë, me nivelin më të ulët të përfaqësimit nga shtetet mike

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:49
Avokati, Arianit Koci

Avokati Arianit Koci thotë se gjatë festimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pjesëmarrja e delegacioneve të shteteve mike ka qenë shumë e ultë.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se pjesëmarrja e ulët e ndërkombëtarëve tregon se sa na duan ata.

Ky është komenti i tij i plotë:

Sa po na respektojnë e po na duan, u pa sot gjatë parakalimit të delegacioneve të shteteve të ndryshme, pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës.

Në 10 vjetorin e pavarësisë, asnjë shtet i dalur nga ish-RSFJ, nuk ka pasur nivel më të vogël dhe më të ulët të përfaqësimit nga ana e shteteve mike.

Mos të flasim për burrështetas.

Kjo padyshim është faji i elitës tonë politike. Thjesht, nuk kanë treguar dhe nuk po tregojnë se kanë kapacitet intelektual dhe demokratik për postet që po i ushtrojnë.

Natyrisht, një pjesë të madhe të fajit e kemi edhe ne - votuesit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat