Ja kush tallet me fjalimin e Hashim Thaçit

Aktuale

Ja kush tallet me fjalimin e Hashim Thaçit

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti është tallur me fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është torture e madhe me digju Hashimin t'u recituar fjalitë e njëjta qe 18 vjet”, ka shkruar Mehmeti në facebook.

Ndryshe, i pari i vendit, Hashim Thaçi në fjalimin e tij në shesh gjatë kalimit të FSK-së, ka fajësuar politikanët për mos themelimin e ushtrisë.

“Herën e fundit kur kishin nja parakalim të FSK-së, ishte para  4 viteve, në njërën anë po festonim gjatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në anën tjetër FSK i kishte bërë të gjitha përgatitjet për tu shndërruar në forca të armatosura të Kosovës. Fatkeqësisht ne si faktor politik i Kosovës nuk ishim aso kohe në gjendje që ti përcjellim si duhet në hapa forcat e armatosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosove”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka folur edhe për sakrificat e popullit për pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat