“Bota sot”, krenare që nuk u gjend në listat e shtabit të krimit dhe turpit

Aktuale

“Bota sot”, krenare që nuk u gjend në listat e shtabit të krimit dhe turpit

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:28
Gazeta kombëtare “Bota sot”

Pishtari i publicistikës dhe gazetarisë moderne, Dr. Llukman Halili, ka reaguar pas ndarjes së çmimeve presidenciale nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky i fundit, dy ditë më parë  ka dekoruar një sërë personalitetesh me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në mesin e shumë personaliteteve që ka dekoruar Thaçi, gjenden edhe shokët e tij të luftës si Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli.

Image
Llukman Halili, ish-redaktor i "Bota sot"

Por, Thaçi nuk ka nderuar me medalje edhe gazetën kombëtare “Bota sot”, për kontributin e saj për ndërtimin e shtetit.

E Halili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gazeta “Bota sot” në Cyrih, Nju Jork dhe Prishtinë, është krenare që nuk u gjend në listat e shtabit të krimit dhe të turpit, përcjell Bota sot.

“Në këtë 10-vjetor- Bota sot Zurich - New York – Prishtinë, krenare me Kosovën, krenare me të vërtetën dhe shumë krenare që s’u gjend në listat e shtabit të krimit dhe turpit…”, ka shkruar Llukman Halili në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat