Edi Rama: Kosova e Shqipëria sot janë dy realitete administrative formalisht të ndara

Aktuale

Edi Rama: Kosova e Shqipëria sot janë dy realitete administrative formalisht të ndara

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij të rastit për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka thënë së tashmë më Shqipëria dhe Kosova janë dy realitete administrative formalisht të ndara.

“Por tani më si pjesë e një rrëfimi të pandashëm historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe një interesi të pandashëm politik, ato tashmë jetojnë në një fushë të njëjtë mediatike, në një ndër veprim ekonomik dhe një bashkëveprim politik e institucional të vazhdueshëm në funksion të përafrimit të programit kombëtar të së ardhmes”, ka thënë Rama.

Ai më tej ka thënë se fal qëndresës heroike, Kosova arriti që të vendoset ne hartën politike të globit.

“Sot një dekadë me parë pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori e rrëfime të pabesueshme qëndrese dhe sakrifica, ëndrra dhe ideale te pamposhtur për lirinë e tyre, Kosova realizoi që të vendoset në hartën politike të globit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat