Senatori amerikan Eliot Engel sot ka mbushur 71 vjet. Ai ka lindur më 18 shkurt të vitit 1947 dhe ka lobuar shumë për Kosovën.
Ai këtë ditëlindje po e feston në Kosovë në dhjetë vjetorin e Pavarësisë.
Miku i madh i shqiptarëve të Kosovës ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se Kosova për këto 10 vite ka pas përparime të shumta.