“UÇK me Adem Jasharin dhe lëvizja paqësore e Ibrahim Rugovës, sinonim i lirisë”

Aktuale

“UÇK me Adem Jasharin dhe lëvizja paqësore e Ibrahim Rugovës, sinonim i lirisë”

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:40
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e tij për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se UÇK me Adem Jasharin dhe lëvizja paqësore me Ibrahim Rugovën, janë sinonim i pavarësisë së Kosovës.

“20 vjet më parë ishin pak nga ta që  besonin se do të mund të arrinim lirinë. Kurse dhjetë vjet më parë ishin pak ata që besonin se mund ta bënim  shtetin. Por ne ja dolëm, ja dolëm se dinim çfarë donim. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Adem Jasharin dhe lëvizja paqësore me Ibrahim Rugovën janë sinonim të kësaj lirie”, ka thënë Veseli.

Më pas Veseli ka përmendur disa të arritura që Kosova ka arritur prej Shpalljes së Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat