Haradinaj priti Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Karem

Aktuale

Haradinaj priti Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Karem

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:34
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim me Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes, u bisedua për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat, kryeministri Haradinaj tha se prania e SHBA-ve në të gjitha proceset ekonomike dhe politike është e domosdoshme për shtetin e Kosovës.

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, uroi kryeministrin për 10-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se është nder të jetë pjesë e festimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke e konfirmuar partneritetin me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat