Kur do të ndodh anëtarësimi i Kosovës në OKB – flet presidenti Thaçi

Aktuale

Kur do të ndodh anëtarësimi i Kosovës në OKB – flet presidenti Thaçi

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 09:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës.

Në një intervistë për “OraNews”, në Shqipëri, Thaçi është shprehur se viti 2018 do të jetë vit i marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj interviste i pari i Kosovës ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Institucionet përkatëse janë duke punuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti. Nuk ka ndonjë indikacion për ndonjë motiv politik apo etnik. Viti 2018 unë besoj se do të jetë viti i marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtim që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pse jo edhe njohjet reciproke. E shoh si domosdoshmëri të kohës, nuk ka kohë për të humbur as Kosova dhe as Serbia. Përfundimisht nuk do të ketë autonomi për serbët, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës. Kosova është një, është unike, me integritet territorial të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi më 15 shkurt ka marr titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Evropian i Tiranës. Kjo është hera e dytë që Thaçi merr këtë titull në kryeqytetin shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat