Surpriza e Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë, vallëzimi i Shotës

Aktuale

Surpriza e Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë, vallëzimi i Shotës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 00:56
Rita Ora duke vallëzuar Shotën

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora në koncertin e mbajtur në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës surprizoi publikun  e shumtë me një performancë të jashtëzakonshme duke e luajtur “Vallen e Rugovës”.

Ylli i Kosovës kishte zgjedhur veshje speciale, ajo ishte veshur e tëra kuq e zi.

Pasi ajo numëroi, për minuta të tërë u ndezën fishekzjarrët e pavarësisë. Përderisa Rita performonte, publiku gjatë tërë kohës ishte entuziast dhe me shumë energji.

Këngëtarja, po ashtu nuk harroi t’ua uronte qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve.

Rita ka ardhur sot në Kosovë në mesditë me aeroplan privat dhe të gjitha i ka bërë gratis, si dhuratë për 10-vjetorin e vendlindjes së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat