Koncert madhështor, Rita Ora “e kallë” Prishtinën

Aktuale

Koncert madhështor, Rita Ora “e kallë” Prishtinën

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 22:10
Koncerti

Rita Ora sonte ka mbajtur koncertin e pavarësisë në Prishtinë dhe për të dëgjuar yllin e muzikës botërore, sheshet e Prishtinës si asnjëherë më parë, ishin mbushur me qytetarë.

Përderisa Rita performonte, publiku gjatë tërë kohës ka qenë entuziast dhe me shumë energji.

Image

Këngëtarja, po ashtu nuk harroi t’ua uronte qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve.

Ajo po ashtu surprizoi publikun me një performancë të jashtëzakonshme duke e luajtur “Vallen e Rugovës”.

Image

Rita kishte zgjedhur që të ketë një veshje speciale, ajo ishte veshur e tëra kuq e zi.

Pasi ajo numëroi, për minuta të tërë u ndezën fishekzjarrët e pavarësisë.

Rita ka ardhur sot në Kosovë në mesditë me aeroplan privat dhe të gjitha i ka bërë gratis, si dhuratë për 10-vjetorin e vendlindjes së saj.  

Pas Ritës, do performojnë këngëtarë tjerë, të cilët do e vazhdojnë koncertin dhe do e përmbyllin festën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat