Zyrtari i AAK-së: Shteti të angazhohet më shumë në luftën kundër krimit

Aktuale

Zyrtari i AAK-së: Shteti të angazhohet më shumë në luftën kundër krimit

H.Orana Nga H.Orana Më 17 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Sot shteti i Kosovës shënon festën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Një dekadë pavarësi Kosovën e gjeti në një situatë jo fortë të mirë, ende pa zgjidhur shumë çështje të rëndësishme.

Demarkacioni, ushtria, asociacioni e shumë çështje të tjera me rëndësi kanë mbetur ende pa zgjidhur.

Zyrtari i AAK-së, dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se në këtë përvjetor nuk ka shumë me çka Republika mund të krenohet.

Image
Muhamet Kelmendi

“Ajo për çka duhet të jemi krenar është Republika, edhepse kemi shumë vështirësi të mëdha. Megjithatë, në këtë përvjetor krenohemi me mundin dhe ghakun që ka e ka derdur populli ynë për liri dhe për pavarësi. Kjo mbi të gjitha. Por kemi edhe shumë probleme të theksuara dhe të mëdha. E mbi të gjitha problem është vetë pushteti shtetëror në tri shtyllat e shtetit tonë parlamentar”, thekson Kelmendi.

Ai thotë më tutje se në përvjetorin tjetër shpreson të ketë më pak krim e korrupsion e më shumë të punësuar.

“Shpresoj se në përvjetor tjetër do të kemi shtet ligjor, më pak krim dhe korrupsion dhe më pak të papunësuar. I takon shtetit të punoj në përmirësimin e kushteve sociale si dhe të pensionit. Është shumë domëthënëse të kemi mbrojtje më të mirë në punë dhe më pak skllaveri në sektorin privat. Populli po vuan nga shtypja dhe eksploatimi i egër i masave, sidomos në sektorin privat”, thekson.

Zyrtari i AAK-së kërkon poashtu edhe angazhim më të madh në luftën kundër krimit.

“I dëshiroj shtetit angazhim më të madh edhe në luftën kundër krimit. Kemi shumë punë. Por e përbashkëta e këtij përvjetori është frymimi i lirë dhe pa dhunë e terror. E keqja është eksoloatimi i egër”, vlerëson ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat