Hydajet Hyseni nuk e pranon dekorimin nga Hashim Thaçi

Aktuale

Hydajet Hyseni nuk e pranon dekorimin nga Hashim Thaçi

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 20:48
Hydajet Hyseni

Ish bashkëpunëtori i dikurshëm i Presidentit Thaçi, Hydajet Hyseni, ka shkruar sot se nuk e pranon dekorimin nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Hydajet Hyseni që sot është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk mund ta pranojë këtë medalje për shkak të situatës në vend edhe pse siç thotë ai, në kushte tjera do të ishte gjë e madhe dekorimi i tij.

“Dhurata të këtilla dhe mirënjohjet e medaljet nuk shkojnë bashkë”, ka shkruar ai në shkrimin e tij.

“Ma bëjnë të pamundur pranimin e kësaj mirënjohjeje, pos tjerash, e tjerash e tjerash…, veçanërisht dhe posaçërisht, “dhuratat” dhe “sihariqet” befasuese dhe të papritura, pikërisht në vigjilie të 10 vjetorit të Pavarësisë, – ulja, zhubravitja dhe heqja policore e spektakulare e flamurit kombëtar shqiptar dhe rivulosja, ripaketimi dhe reinkarnimi i (Mos)Marreveshjes mashtruese e vetëmashtruese, për kufirin, që i jep tokën e të parëve, shtetit fqinj të Malit të Zi…”, tha Hyseni.

Përveç Hysenit, dekorimin nga Thaçi e kanë refuzuar edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, publicisti Veton Surroi e Jakup Krasniqi e kanë refuzuar dekoratën nga Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat