Rita Ora merr dhuratë bluzën “Ti je një luledielli”

Aktuale

Rita Ora merr dhuratë bluzën “Ti je një luledielli”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 20:46
Rita Ora sot pranoi bluzën me luledielli

Gazetarja Alban Osmani ia ka dhuruar sot në Prishtinë këngëtares me famë botërore, Rita Ora bluzën e fushatës humanitare “Ti je një luledielli”, me fondet e mbledhura nga kjo fushatë, ndihmohen fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës që janë të prekur nga kanceri dhe leukemia.

“Ti je një luledielli” prej një viti ka ngritur kauzën në ndihmë të fëmijëve shqiptarë të të gjitha trevave.

Në Shqipëri është mbyllur me sukses fushata e parë në vitin 2017. Ndërkohë vazhdon puna e tyre vullnetarisht në katër projekte në territorin e Shqipërisë “Non profit 100% bamirësi” në ndihmë të fëmijëve që janë shtruar dhe kurohen në spitalet e vendit, onkohematologji, kancer dhe leucemi.

Në fushatën e ndërmarrë tashmë edhe në Kosovë, po shiten bluza (maica) me koston 20 euro dhe fondi që do ngrihet, do shkojë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer dhe leucemi që trajtohen në QKUK.

Rita Ora sot pranoi bluzën me luledielli dhe pozoi në mbështetjen e kauzës së ngritur.

Bluzat aktualisht shiten online në website: www.youareasunflower.org

Gjithashtu mund t’i gjeni në një pikën e shitjes në ambientet e organizatës GAC - Green Art Center në Prishtinë.

Këtë fushatë e kanë përkrahur edhe personalitete të tjera shqiptare, si Edi Rama, Lorik Cana, Lutfi Haziri dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat