Urime 10 vjetori Pavarësisë!!! Kosova do të ishte ndryshe sikur Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë!

Aktuale

Urime 10 vjetori Pavarësisë!!! Kosova do të ishte ndryshe sikur Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë!

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 20:26
Driton Tali

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali përmes një postimi në Facebook pasi ka uruar festën e Pavarësisë, ka thënë se kosova do të ishte ndryshe sikur Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë.

Postimi i Plotë

Edhepse e ëndërruam, e deshëm dhe e merituam një Kosovë ndryshe!

Edhe do ta kishim sikurse Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë!

Si me Mitrovicën ashtu edhe me Planin 6 pikësh të Ban Kimunit. Plaçkiti pasurinë e Kosovës dhe e bëri hajninë e korrupsionin virtyt.

Me 2009 – 10 premtonte zhurmshëm në Kuvend se s’do të ketë rinegociata (në 6 fushat e Ban Kimunit) me Serbinë për të ardhmen e Kosovës pa na njoftë ajo, por megjithatë u fut.

Na ktheu mbrapa me Fusnotë, me “Zajednicë” e Gjykatës Speciale.

I fali tokë Malit Zi dhe pas tre viteve të akuzave të ndryshme që na bënte së bashku me këlyshqit e tij, tashti na tha se “ka mundur të ketë bërë gabime se njerëz jemi” dhe bënë marrëveshje me Malin e Zi për ta “përmirësuar gabimin”?!

Pak ju duken të gjitha këto poshtërsi, tashti don edhe me u fut në bisedime për me nda Kosovën.

Por, po harron se Kosova i ka mbijetuar do edhe ma “zhestoq” se ai dhe sigurisht se do ta mbijetojë edhe atë, i cili do të përfundojë në bërllogun e historisë ashtu sikurse përfunduan të gjithë të tillët deri tashti.

Urime Pavarësia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat