Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po pret në takim këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora, për të cilën tha se është ylli i Kosovës por edhe ylli i muzikës botërore.

Bashkë me Ritën ishte edhe nëna dhe babai i saj. Ata qëndruan brenda zyrës së kryeministrit për rreth 30 minuta. Kurse, pas takimit Rita Ora dhe Haradinaj folën para mediave.

Haradinaj:Rita është ylli i Kosovës

Image

“Në dhjetë vjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë më fat që me neve është ylli ynë i Kosovës por edhe ylli i muzikës botërore, Rita Ora. E falënderojë nga zemra për këtë ardhme , për mundësi me qenë bashke me iu uru Kosovës 10 vjetorin e pavarësisë me artin aq të mirë të muzikës që Rita e ka”, tha Haradinaj.

Kurse, Rita falënderoi kryeministrin për pritjen që i bëri.

Ora: Do të kujdesëm që të ia kam bëjë krenar

Image

“ Dhe shpresoj që do të kujdesëm që të ia kam bëjë krenar”, tha ajo.

Kryeministri Haradinaj i dha Ritës edhe një shenjë të Kosovës, që është harta e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat