Pacolli merr ftesë për ta vizituar Ruandën

Aktuale

Pacolli merr ftesë për ta vizituar Ruandën

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Behgjet Pacolli/Arkiv

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli gjatë pjesëmarrjes Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar presidenti e Ruandës, Paul Kagame dhe Ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo.

Pacolli ka njoftua se pas këtij takimi është ftuar që të vizitojë këtë shtet në muajin mars.

“Ishte kënaqësi ta takojë mikun tim të vjetër, Presidentin e Ruandës, Paul Kagame dhe Ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Jam ftuar që shtetin e Ruandës ta vizitojë në muajin mars”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat