Selmanaj: Sot…dhjetë vjet më parë ishte dimër i vërtetë

Aktuale

Selmanaj: Sot…dhjetë vjet më parë ishte dimër i vërtetë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 15:12
Rasim Selmanaj


Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka uruar për 10 vjetorin e Pavarasisë së Kosovës gjithë qytetarët e Kosovës.

Selmanaj kujton 17 shkurtin e 2008, tek thotë se dhjetë vjet më parë ishte një acarë i madh mirëpo atë dimër shqiptarët po e shndërronin në pranverë nga gëzimi që kishin.

Shkrimi i plotë:

Mirëmengjesi Kosovë!

17 shkurt 2008- 17 shkurt 2018

Sot…. Dhjetë vjetë më parë ishte dimër i vertet!

Mbretronte acar i vertet në Prishtinë e në Kosovë!

Por populli në kryqytet e gjthandej nëpër Kosovë festonte shpalljen e pavarësisë!

Shqiptarët…Acarin e një dimri të ftohtë po e shëndrronin në pranverë me gëzimin e papërshkrueshëm në zemrat e tyre!

Ne po festonin sepse kishin të drejt për tu gëzuar dhe festuar!

Edhe sot kemi të drejt për të festuar!

Edhepse…

Një ecje e vështirë e Kosovës për këto vite!

Kemi shumë sfida përpara!

Por edhe shumë mundësi!

Ta duam dhe të punojmë të gjithë për shtetin tonë!Ne mund të bëjmë ma shumë!

Kemi obligim ndaj brezave që u flijuan për Liri!

Ata ishin janë dhe do të mbeten themeli i Shtetit dhe Lirisë së Kosovës!

Kemi obligim edhe ndaj brezave që do të vijnë!

Kosovë të priftë e mbara!

Urime Kosovë!

—————————————————

(une si deputet në vitin 2008 isha njeri me fat që isha një nga firmëtaret e pavarësisë… )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat