Balli Kombëtar Demokrat me telegram urimi për pavarësi

Aktuale

Balli Kombëtar Demokrat me telegram urimi për pavarësi

Nga: D.RR Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:45
BKD

Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovës, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Gazmend Islami, uroi pavarësinë duke thënë se e mira do të ishte që urimin për këtë datë historike, ta bëjnë me entuziazmin e plotë, mirëpo duke parë sukseset negative të vendit tonë në këtë dekadë, atëherë këtë urim po bëjmë me gjysmë zëri.

Postimi i plotë i Islamit:

Të nderuar bashkëkombës, në emër të Ballit Kombëtar Demokrat dhe në emrin tim personal, ua uroj ditën e pavarësisë së Kosovës, e që kjo ditë po e plotëson një dekadë që nga shpallja si shtet më 17 shkurt 2008, datë kjo që kurorëzoi dhe u parapriu një procesi të gjatë çlirimtar, i mbuluar me gjak e me sakrifica të panumërta. E mira do të ishte që urimin për këtë datë historike, ta bëjmë me entuziazmin e plotë pozitiv duke parë sukseset e shtetit tonë të dashur, duke parë që po shkojm drejt bashkimit, por po ndodh e kundërta që këtë urim po e bëjmë me gjysmë zëri, me një dhimbje të thellë për këtë vend të uzurpuar nga persona të papërgjegjshëm, me një ndjesi të izoluar dhe me një ndjenjë të frikës nga liria që e sollëm të gjithë. Por duke besuar në shpresat e pashuara të shqiptarëve, duhet të shpresojmë që vlerat demokratike të shtetit tonë, do të shkojnë duke u avancuar çdo ditë e më shumë. Urime dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat