Haradinaj merr urime nga kryeministrja May dhe ministri britanik Duncan

Aktuale

Haradinaj merr urime nga kryeministrja May dhe ministri britanik Duncan

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Ramush Hardinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka marr urime nga Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan.

Lajmin e ka bërë të ditur, vet Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në këtë jubile të pavarësisë së shtetit tonë, pranova urime nga Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan.

Në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, Britania e Madhe konfirmon mbështetjen e plotë në ndërtimin e një Kosove të drejtë, të shëndoshë dhe prosperuese.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat