The Washington Post: Kosova feston 10 vjet shtet, me papunësi dhe korrupsion

Aktuale

The Washington Post: Kosova feston 10 vjet shtet, me papunësi dhe korrupsion

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Sot qytetarët e Republikës së Kosovës po festojnë 10 vjetorin e pavarësisë. Kjo datë po përcillet edhe nga mediat e huaja. Gazeta prestigjioze amerikane The Washington Post, ka publikuar një artikull të gjatë për shtetin e Kosovës. WP shkruan për Kosovën se Republika e re me shumicë myslimane, përballet me sfida serioze si: papunësia e lartë, probleme me fqinjët dhe ekstremizmin islamik.

Fokusi i saj qëndron edhe te kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Kërkesa e tij që Amerika të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në punët e papërfunduara të shtetit.

WP ka realizuar intervistë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ai ka thënë se për çdo vendim të madh në Ballkan ka nevojë për rolin e Uashingtonit.

“Ne kemi punë të papërfunduara. Fakti se Kosova dhe Serbia nuk e kanë njohur njëra -tjetrën është ende një pjesë e hapur e punëve që duhet të zgjidhen.”- ka thënë Haradinaj ndër të tjera.

Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi 49-vjeçar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë për herë të dytë kryeministër i vendit. Nga mandati i parë dha dorëheqjen për t'u përballur me akuzat ndërkombëtare për krime lufte. Haradinaj u kthye në pushtet gjatë muajit shtator, ndërsa javën e kaluar ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan WP.

Kështu duket Kosova 10 vjet pas pavarësisë:

Në artikull përmendet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë kohë nën udhëheqjen e presidentit Bill Clinton për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. (Serbia e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç (1999), zhvilloi një fushatë spastrimi etnik kundër pakicës muslimane. Kur ky operacion përfundoi, Kosova u vu nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, përpara se të shpallte pavarësinë në vitin 2008)....

Kosova po lufton për të gjetur rrugën e saj në dekadën e dytë, Haradinaj po kërkon të forcojë lidhjen historike me SHBA-të. Prishtina dhe Uashingtoni besojnë se ndërhyrja diplomatike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është një histori suksesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat