Limaj uron qytetarët në 10 vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Limaj uron qytetarët në 10 vjetorin e Pavarësisë

Nga: A.M. Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:32
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nisa socialdemokratike, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Në urimin e Limajt thuhet se me shekuj është punuar për të ardhur deri te çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekadë

“URIME KOSOVË 10 VJETORI I PAVARËSISË!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, bëhen 10 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e vendit është arritur më shumë mund e sakrifica.

Ne, sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për të realizuar këtë ëndërr, e cila vjen si rezultat i kontributit shekullor të shumë gjeneratave.

Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetarë i vendit.

Me shekuj është punuar për të ardhur deri te çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekadë. Në këto 10 vjet shtet kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë fort që ta forcojmë vendin tonë, ta zhvillojmë ekonominë e vendit dhe ta rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë. Kosova është e shenjtë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime viti jubilar i Pavarësisë së Kosovës!”, thuhet në urimin e Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat