“Godet” Avdullahu: Demonët e Demarkacionit, tre vite hajnat e qyqanat ishin në gjendje të vrasin, ndërsa sot...

Aktuale

“Godet” Avdullahu: Demonët e Demarkacionit, tre vite hajnat e qyqanat ishin në gjendje të vrasin, ndërsa sot...

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Analisti politik, njëherësh ish këshilltari në Qeverinë Mustafa, Faton Avdullahu ka komentuar në lidhje marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ku ka thënë se ata që e kanë pështy që tre vite për të ardhur në pushtet, tani po e lëpijnë që të mbesin në pushtet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se votimi i demarkacionit në variantin e ‘Komisionit shtetëror’ nga Qeveria aktuale, do ta demaskojë më së mirë fytyrën dinake, papërgjegjësinë shtetërore dhe prirjen kriminale të pushtetarëve të sotëm.

“Tre vite kanë qenë në gjendje të djegin çdo gjë e të vrasin çdo kënd, dhe ashtu kanë bërë, duke u thirrur në patriotizëm, se po mbrojnë tokën shqiptare. Tre vite, hajnat e koritur e qyqanat pa zemër, janë bërë bashkë për tu shitur trima e patriotë dhe kanë ndërtuar kauzën e rrejshme për të ardhur në pushtet. Të presësh që kjo Qeveri të jap dorëheqje për çështje të moralit, pra të ndërtimit të fjalëve rreth demarkacionit, është sikur të mbjellësh kryp e të presësh përfitime”, shkruan ndër të tjera Avdullahu në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

DEMONkratët e Demarkacionit

Atë që e kanë pështy qe tre vite për të ardhë në pushtet, tani do ta lëpijnë, me të vetmin qëllim, që të mbesin në pushtet.

Votimi i demarkacionit në variantin e ‘Komisionit shtetëror’ nga Qeveria aktuale, do ta demaskoj më së mirë fytyrën dinake, papërgjegjësinë shtetërore dhe prirjen kriminale të pushtetarëve të sotëm. Atë që e kanë pështy qe tre vite për të ardhë në pushtet, tani do ta lëpijnë, me të vetmin qëllim, që të mbesin në pushtet. Ky është mentaliteti qeverisës që kemi sot. Këta janë burrat dhe gratë që i kemi vënë përpara të na prijnë dhe të vendosin për fatin tonë. Këta që këlithnin se nuk shesim tokë, po e shesin shpirtin. Këta ta shesin edhe Kosovën për pesë pare e nuk japin pesë pare. Ec e besoj kësaj mendësie qeverisëse sot të vendos ajo nesër për Gjykatën Speciale për Ushtrinë e Kosovës, për raportet me SHBA-n, për paranë publike, djersën dhe punën e qytetarëve të Kosovës. Kjo Qeveri është e pabesë për Kosovën dhe qytetarin, ashtu sikundër ishte për demarkacionin.
Tre vite kanë qenë në gjendje të djegin çdo gjë e të vrasin çdo kend, dhe ashtu kanë bërë, duke u thirrur në patriotizëm, se po mbrojnë tokën shqiptare. Tre vite, hajnat e koritur e qyqanat pa zemër, janë bërë bashkë për tu shitur trima e patriotë dhe kanë ndërtuar kauzën e rrejshme për të ardhë në pushtet. Të presësh që kjo Qeveri të jap dorëheqje për çështje të moralit, pra të ndërimit të fjalëve rreth demarkacionit, është sikur të mbjellësh kryp e të presësh përfitime. Dhe të jeni të sigurtë se, kundër këtyre akuzave dhe të ngjashme si këto të mijat, për këtë amoralitet rreth çështjes së demarkacionit, atyre nuk ju bën syri vër, përkundrazi do të zgërdhihen në odat e tyre të tymosura jashtëinstitucionale, ku pasi t’i ken numruar haram parat, do të ja krisin pushka e alltia, për të treguar se veç falë burrnisë dhe mençurisë së tyre se qytetari pat me mbet pa viza. Këta janë dmonët e demokracisë tonë. Kjo Qeveri ka pajtu me marre, ne nuk duhet të pajtohemi me te. Ne nuk duhet të pajtohemi me demonkracinë e instaluar nga demonët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat