Thaçi panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Aktuale

Thaçi panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, bashkë me shume burrështetas, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të tjerë.

Sipas agjendës Thaçi do diskutojë lidhur me temën “Shtet ndërmjet Evropës dhe Rusisë”.

Ai do të jete në një panel me presidentin e Armenisë, Komisionetit Johannes Hahn, kryeministrin e Moldavisë dhe përfaqësues tjerë shtetror.

Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar se gjatë qëndrimit atje, Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shumë shteteve.

Në Munih dje dhe sot janë mbledhur shumë përfaqësues botërore për të diskutuar cështjet e sigurisë.

Ky ështe forumi më i madh në botë, ku marrin pjesë me dhjetra krerë të shteteve dhe mija përfaqësues të shteteve dhe organizatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat