Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar SHBA-në dhe shtete mike të BE-së, që na dolën në mbrojtje në ditët më të vështira, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Urime 10 vjetori i pavarësisë.
Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohje të thellë për ata që sakrifikuan: të rënëve dhe invalidëve të luftës, të burgosurve gjatë regjimit jugosllav dhe serb, mjekëve dhe arsimtarëve të viteve të 90-ta që shërbyen me përkushtim, diasporës që mbështeti mbijetesën tonë në Kosovë dhe luftën për liri, veprimtarëve të të gjitha subjekteve të prirë nga LDK që mbajtën gjallë institucionet e shtetit të Kosovës nën okupim.
Do të jemi ?gjithherë mirënjohës ndaj shteteve mike të BE-së dhe SHBA-së që na dolën në mbrojtje në ditët më të vështira.
Zoti e bekoftë Kosovën në këtë ditë të shenjtë, zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
I juaji,
Avdullah Hoti ????????? ????????? ????????? ????????? ????????? ????????? ????????? ????????? ?????????