Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka komentuar dekorimin që ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka krahasuar Thaçin me Stalinin, i cili thotë se ai i dekoronte shokët e më pas i likuidonte, përcjell Bota sot.
Tali thotë se pritet të shihet se cilin nga shokët që ka dekoruar Thaçi do e marrë të parin Specialja.
Postimi i plotë:
Stalini para se me i likvidu dostat e vet njehere i dekoronte pastaj i likvidonte. :)
Ta shohim cilet prej ktyne qe i paska dekoru Hashim Pasha te paret do te merren nga Gjykata Speciale e Hashimit?