Jahjaga takon ish-Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden

Aktuale

Jahjaga takon ish-Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 08:43
Joe Biden dhe Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën për Siguri në Munih.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga dhe Biden kanë biseduar për sfidat dhe të arriturat e Kosovës në këto 10 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja ish-Zëvendëspresidentin amerikan z.Joe Biden në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën për Siguri në Munih. Me Zëvendëspresidentin Biden diskutuam për sfidat dhe të arriturat e Kosovës në këto 10 vite pas shpalljes së pavarësisë. Jam tejet falënderuese që festën tonë për pavaresi ta ndaja me z. Biden— ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet.

Kosova shtet është ëndrra jonë e realizuar.

Sot kur festojmë 10 vjetorin e shtetësisë tonë, të kujtojmë sakrificën e jashtëzakonshme të gjeneratave të shumta, të familjeve tona, vuajtjen e qytetarëve të Kosovës për ta bërë shtetin tonë.

Shtetin e kemi, por na duhet të jemi më këmbëngulës që ai të reflektojë vlerat dhe idealet tona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat