Haradinaj përplaset ashpër me Ramën: Merru me shpikjet tua në Shqipëri se të dalin boll!

Aktuale

Haradinaj përplaset ashpër me Ramën: Merru me shpikjet tua në Shqipëri se të dalin boll!

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka reaguar ashpër homologut të tij shqiptar Edi Rama, i cili sonte ka thënë se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë, por ai sipas tij, duhet  të merret me “shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, përcjell Bota sot.

 “Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat