Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale deputetët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale deputetët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008, votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata vendore dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat