Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, Kosova nuk humb asnjë centimetër të territorit të saj

Aktuale

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, Kosova nuk humb asnjë centimetër të territorit të saj

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:44
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se Kosova nuk do të humbë territor me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Shprehet i bindur se do të liberalizohen vizat derisa thekson se me këtë i hapet rrugë perspektives europiane.

“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Veseli.

“Nuk do të falim asnjë milimetër të territorit të Kosovës”, theksoi ai.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi nëpërmjet një aneks marrëveshje u kanë bërë thirrje deputetëve që të votohet demarkacioni.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të demarkacionit është thirr për të dielën në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat