Juncker uron Thaçin për dhjetë vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Juncker uron Thaçin për dhjetë vjetorin e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:16
Jeane Claude-Juncker

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jeane Claude-Juncker, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Letra e plotë:

Shkëlqesia Juaj,

Ju faleminderit për letrën tuaj dashamirëse të datës 26 janar 2018 përmes së cilës më keni ftuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, më 18 shkurt 2018, në Prishtinë.

Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të jap një përgjigje pozitive për ftesën tuaj për shkak të angazhimeve ekzistuese në ditën përkatëse.

Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju informoj se do të vij për një vizitë në Prishtinë më 28 shkurt 2018, në kuadër të vizitës sime në Ballkanin Perëndimor.

Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjellur dëshirat e mia më të mira për ngjarjen solemne.

Sinqerisht i Juaji,

Jean-Claude Juncker President i Komisionit Evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat