Limaj: Marrëveshja me Malin e Zi është e re – do rishikohet kufiri metër për metër

Aktuale

Limaj: Marrëveshja me Malin e Zi është e re – do rishikohet kufiri metër për metër

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:46
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në Info Magazine se aneks-marrëveshja e Kosovës me Malin e Zi për Demarkacionin është një marrëveshje e re që parasheh rishikim të kufirit – “metër për metër”.

Sipas Limajt, tani pa presionin e kohës do të punohet për gjetjen e gabimeve, nëse ato ekzistojnë, dhe korrigjimin e tyre.

“Po të ishte krejt njëjtë siç ka qenë nuk do të ishte nevoja për një nënshkrim të dytë. Kjo është marrëveshje e nënshkruar nga dy institucionet më të larta të vendeve”, pohoi Limaj.

“Ne edhe në opozitë e kemi kërkuar këtë, shikojeni mirë marrëveshjen, uluni dhe shikojeni. Ne atë e kemi bërë, kemi shikuar se cilat janë mundësitë”.

“Ne po shkojmë me një marrëveshje shtesë, zotime specifike, konkrete. Komisionet tona, grupet punuese, pa presion, të dalin dhe ta rishikojnë metër për metër. Ky rishikim do të jetë i gjithanshëm në të gjithë kufirin Kosovë – Mal i Zi. Nëse ka gabime, ato do të korrektohen”.

I pyetur se a janë votat e mjaftueshme për ratifikim të marrëveshjes së re Limaj ka pohuar se “unë nuk jepja votë aty ku kam dyshime, por besoj që dyshimet janë shuar këtu dhe e kemi kthyer punën tek ekspertët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat