Profesori universitar: A ja vlen të humbim 8 mijë hektar për të mbetur në pushtet

Aktuale

Profesori universitar: A ja vlen të humbim 8 mijë hektar për të mbetur në pushtet

Nga: H.Orana Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku në një postim në Facebook ka pyetur se a ja vlen të humbim 8 mijë hektar për të mbetur në pushtet.

Ai madje ka edhe disa pyetje të tjera rreth çështjes së demarakcionit, e cila pritet sonte të votohet në Kuvend.

Profesor Maloku pyet se si mund të ratifikohet në Kuvend një temë e karakterit dhe mobilitetit shtetëror e kombëtar, e në ndërkohë të lejohet hapësira e korrigjimeve eventuale.

Postimi i plotë:

A ja vlenë; 8000 ha, për me mbet në pushtet?

1.“Kompromisi për gjëja gjetjen” e një shtegu racional e paqësor, për zgjidhjen e temës së Demarkacionit, në fakt është vetëm një lloj eufemizmi për me ble (kot s’koti!) e kohë:

- Për të shtuar jetëgjatësinë e kësaj qeveri “centaur”(shiko. dmth.e saktë të këtij termi, në mitologjinë greke);

- Për të amnistuar, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje të parevokueshme, por tejet shqetësuese, për gjithë publikun e brendshëm dhe të jashtëm, si edhe:

- Për të kushtëzuar “tregtimin” dhe reitingun me faktorin ndërkombëtar;

 

2.Si mund të ratifikohet në Kuvend një temë e karakterit dhe mobilitetit shtetëror e kombëtar, e në ndërkohë të lejohet hapësira e korrigjimeve eventuale....?!

 

3.Është tërësisht absurde, që “debati i mëvonshëm” (si /“korrigjim”/ aneks shtesë!), për një temë që Kosovën e futi në një konfuzion të plotë për tri vite të tëra, të përdoret si alibi në formë preteksti?!

 

4.Si është e mundur, që të njëjtat figura (ish Kryeministri i atëhershëm, s’bashku me ish ministrin MPB) në vitin 2015, pa konsultua: as qeverinë, as Kuvendin, e as publikun e gjerë, e kishin miratuar e nënshkruar një marrëveshje që nga opozita atëbotë, u cilësua si e “dëmshme“ për interesat kombëtare?

 

5.Të supozojmë se edhe atëherë ishte interes kombëtar e shtetëror të nënshkruhej kjo marrëveshje. Pyetja, është: Pse u torturuam e u bëmë gaz i botës pra në gjitha këto tri vite?

 

6.Tjetër, me çfarë të drejte: morale, politike, e sociale mund dhe duhet të “debatojmë”për një marrëveshje ndërshtetërore, pasi që të arrihet pajtimi në Kuvend?! Kur dihet qarte, qe Kuvendi me Kushtetutën aktuale, është aula dhe adresa kryesore e përfaqësimit moral, e politik e qytetarisë, së këtij vendi?

 

7.Ajo çka është edhe me absurde, “korrigjimi”i referuar tani ishte i paraparë edhe me marrëveshjen e mëhershme!? Shihet ashiqare, që këtu nuk kemi të bëjmë me SHTENDËRTIM, por me PUSHTETMBAJTJE të pakusht, dhe të pakompromis të kësaj elite kastike! Dhe atë, duke përdorur metodat më të ndotura makiaveliste...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat