Thaçi e Haradinaj kërkojnë që seanca për votim të Demarkaconit të mbahet të dielën

Aktuale

Thaçi e Haradinaj kërkojnë që seanca për votim të Demarkaconit të mbahet të dielën

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, sot caktohet edhe seanca ku do të votohet kjo marrëveshje, e shtyrë për rreth tri vite.

Mediat kanë siguruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryemistri Ramush Haradinaj, që seanca për votim të demarkacionit të mbahet të dielën, me datë 18 shkurt.

Kryesia e Kuvendit sipas burimeve, do të mblidhet sonte në ora 18:00, ku do të marr vendim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet konformë kërkesës së presidentit dhe kryeministrit, të dielën, me shumë gjasë në ora 10:00 paradite, vetëm dy orë para seancës solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.

Konsensusin për votim të kësaj marrëveshje e kanë shprehur të gjitha subjektet politike në një takim me presidentin Thaçi dhe ambasadorët e vendeve të Quintit, ku janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat