Kusari pas takimit tek Apostolova: Seanca për Demarkacionin mund të jetë çështje orësh

Aktuale

Kusari pas takimit tek Apostolova: Seanca për Demarkacionin mund të jetë çështje orësh

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:49
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, e cila mori pjesë në mbledhjen e liderëve me ambasadorët e vendeve të Kuintit në zyrës e BE-së në Kosovë, pas përfundimit është deklaruar se në mbledhje rreth qëndrimeve të subjekteve politike për aneks-marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Kusari-Lila, tha për Express seanca për ratifikimin e demarkacionit pritet që të mbahet shpejt. Thotë se kjo punë është çështje orësh.

Kryesia e Kuvendit pritet që t’i njoftojë subjektet politike rreth mbajtjes së seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu ka thënë, njëra nga themelueset e ‘Alternativës’, Mimoza Kusari-Lila. Ajo deklaroi se takimi i mbajtur sot nuk e dha orën apo datën se kur do të mbahet seanca. Por, për këtë çështje, ajo thotë se janë në pyetje orët.

“Seanca ende nuk u caktua. Partitë politike u deklaruar lidhur me qëndrimet e tyre në raport me letrën e presidentit dhe marrëveshjen. Rreth seancës, kanë mbetur me na informua por e dimë së kjo punë tashmë është çështje orësh apo ditësh që të përfundojë”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje, partia që ajo drejton, e mbështetë nismën dhe fton të gjithë subjektet politike që ta votojnë.

“Alternativa e mbështet. Shpresojë që të ketë konsensus politik për këtë dhe temat e tjera”

Tutje, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi sot se një votim për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi mund të mbahet të dielën, para seancës solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat