“Djali nga Buroja” ia ndërron kufirin Ramushit

Aktuale

“Djali nga Buroja” ia ndërron kufirin Ramushit

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Sot Presidenti Hashim Thaçi, ka publikuar marrëveshjen e re me Malin e zi për çështjen e kufirit me këtë shtet.

Ndërsa, e rikujtojmë një deklaratë të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i cili pati thënë se kufirin deri në Çakorr nuk ka mundur ta ndryshoj as pushteti Jugosllav e as ai turk.

“Kufinin në at pikë s’ka mujt me ndrru as Sulltani e le mo ky djali nga Buroja” pati thënë Haradinaj.

Pos tjerash Haradinaj kishte thënë në një intervistë televizive se :“Po kulla e zhlebitështë plotë vorre edhe Serbia kur u maru Jugusllavia se ka lujt, se e ka ditë sa gjaku e sa themeli është qaty , as Hashim Thaçi, as Muart Meha, as kusho smun e lun atë kufi , këta janë ka rrejn, ai kufi ka me u kthy në Çakorr, në kull të zhlebit. Sa të pa ftyrë janë, pse u bo nervozë, psh atë ditë, jo nerviozë, pse j aka thanë krejt ato qysh si vjen marre me rrjet ashtu për tokë, unë tokë kam në Gllogjan, na tokë kemi, ajo është tokë e katargjyshve, por është në Kosovë. Po unë për Çakorr jam tu e bo betejen politike   për  Çakorr për qafë të Çakorrit. Qaty janë jo dhjetra por mija njerëz që i kanë lanë eshnat për me met kufiri qaty. E merr mu Muraht kushi e  Hashim kushi e po thotë se ki qaty, po smundesh ti se ska mujt as sullati as Cari I Rusisë me pru posht. Sulltani nuk ka mujt, me forcat e veta, me ushtrit e veta bashke me Makbelanin ska mujt me lshu në rrash,as Cari i Rusisë i asaj kohës ska mujt me lëshu në rrashf”.

Por, si duket “djali nga Buroja” Hashim Thaçi, e bëri një gjë të tillë, madje në kohën kur Haradinaj është kryeministër. Për më shumë ndiqni deklaratën e Haradinajt:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat