Condoleezza Rice uron 10 vjetorin e pavarësisë

Aktuale

Condoleezza Rice uron 10 vjetorin e pavarësisë

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Condoleezza Rice

Ish Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice përmes një video të publikuar në profilin e ambasadës së Kosovës ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë video mesazh ndër tjerash Rice thotë se jam i bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm,  populli i Kosovës, mund ta tejkalojë çdo pengesë para vetes.

Postimi i plotë:          

Ambasada e Kosovë në Uashington sjell një video mesazh nga Condoleezza Rice, ish Sekretare e Shtetit me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë:

“Demokracia u ngarkon shumë përgjegjësi qytetarëve dhe ju mbetet juve që t’i përmbushni këto përgjegjësi… Rruga drejt demokracisë është gjithmonë me kthesa dhe shpeshherë ka ngecje përgjatë rrugës. Unë jam e bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ju, populli i Kosovës, mund ta tejkaloni çdo pengesë para vetes. Me mbështetjen e partnerëve tuaj në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën, ju mund të përparoni edhe më tej. Ne të gjithë e duam më të mirën për ju. Gëzuar për shumë vite të tjera të paqes, lirisë dhe pavarësisë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat