Ish-deputetja e VV-së: Krenaria e 10 vjetorit skadon të martën, kur realiteti t’na e trusë shuplakë

Aktuale

Ish-deputetja e VV-së: Krenaria e 10 vjetorit skadon të martën, kur realiteti t’na e trusë shuplakë

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:26
Puhie Demaku

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, ka reaguar në lidhje me festimet për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Demaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krenaria e 10-vjetorit do të skadojë të martën në mëngjes, kur realiteti të na godasë shuplakë, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i saj i plotë:

Krenaria e 10 vjetorit skadon te marten ne sabah, kur t’na e trruse realiteti shuplake e 

- na vjen fatura e KEK-ut

- smuhet nje i aferm e duhet me cu ne QKUK

- ndalet rryma 

- kalon kah Fazita e i sheh punetoret e krahut

- ia bon share ne facebook kerkeses per ndihme per mbledhjen e fondeve per nje te semure

- kur nanes i del pensioni ne fund te mujit e, perkunder punes 40 vjecare, ai pension as per buke e tamel nuk i del

Po, deri te hanen, le te shperthejme nga krenaria e shkofshin ne djall konstatimet e mia! Po e vazhdoj rimen me Urime Pavaresia/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat