Alternativa fton partitë që ta votojnë unanimisht Demarkacionin

Aktuale

Alternativa fton partitë që ta votojnë unanimisht Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:38
Mimoza Kusari

Alternativa e ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet dy shteteve.

“Konsiderojmë se me këtë akt janë krijuar kushtet për konsensusin e plotë politik për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror me Republikën e Malit të Zi. Alternativa konsideron që për çdo çështje të interesit nacional të ecet përpara me konsensus politik, dhe të nxjerrim mësime nga bllokada që i është shkaktuar vendit që gati tri vite”, thuhet në komunikatën e Alternativës.

Alternativa u ka bërë thirrje partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që unanimisht ta votojmë marrëveshjen në fjalë dhe t’i hapin rrugë vendit tonë për liberalizimin e vizave. 

“Poashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve të sundimit të ligjit të shtetit tonë, që me seriozitetin më të madh të arrijnë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të shmangur çfarëdo pengese për liberalizimin e vizave”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat