Zyrtare: Seanca për demarkacionin pas seancës solemne

Aktuale

Zyrtare: Seanca për demarkacionin pas seancës solemne

Nga: A.S Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Pamje nga Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në mbrëmje për të caktuar seancën ku do të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Në mbledhje mungonin anëtarë të Listës Serbe andaj fillimisht u tha se nuk ka kuorum, por megjithatë Kryesia vendosi që seanca për demarkacionin  u vendos që të mbahet të dielën.

Ishte nënkryetarja e Kuvendit nga VV Aida Dërguti ajo që doli nga mbledhja dhe ta se nuk ka kuorum ndërsa kolegia e saj nga VV, deputetja Albulena Haxhiu tha se

Haxhiu; Veseli arbitrarisht vendosi seancën me 18 shkurt

“Sikurse edhe çdo herë tjetër dokumentet tona që i kemi votuar si Kuvend në vazhdimësi po shkelen, sapo ndodhi tani edhe një shkelje e radhës ku Kryesia në mungesë kuorumi vendosi që seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit me Malin e ZI të mbahet me datën 18 shkurt në orën 18:00. Pra, ndonëse s’kishte kuorum Kadri Veseli arbitrarisht vendosi që në orën 18:00 me datë 18 të mbahet seancë e jashtëzakonshme. LVV si përfaqësuese e saj edhe sot në mbledhje e kundërshtova këtë qasje, kundërshtova po ashtu tendencat për të ratifikuar një marrëveshje e cila i falë mbi 8200 hektar Malit të Zi”, tha Haxhiu.

Ajo tha se VV ende nuk e di se cilat janë veprimet e tyre për ta parandaluar votimin e marrëveshjes pasi që sipas saj duhet të mblidhen për të diskutuar.

Por ndryshe mendon kryetari i Kuvendit të Kosoëvs Kadri Veseli i cili tha se tashmë ka një konsensus të gjerë që shënjimi i kufirit me Malin e Zi të kryhet dhe kjo cështje  të përfundojë pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interest të qytetarëve dhe jashtë fuqizimit të sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Veseli tha se nuk do të falet  asnjë milimetër i kufirit të Kosovës duke shtuar se do ta mbrojnë atë dhe do fuqizohet sovraniteti i vendit.

Sa i përket vendimit të marrë nga ana e Kryesisë dhe akuzave të deputetes Haxhiu Veseli tha se  vendimi është marrë konform Kushtetutës  dhe rregulloreve të Kuvendit dhe kushdo që ka dyshime mund t’iu drejtohen instancave më të larta.mund të iu drejtohet instancave më të larta

Kryetari i Kuvendit tha se nuk do të lejojnë askënd që të bëhen abuzime.

Veseli: Nuk do të lejojmë abuzime

“Nuk do ta lejojmë askënd që të na nëpërkëmb. Qytetarët e vendit duhet të jenë më të vetëdijshëm  edhe në aspektin e patriotizmit mos të futen në kthetrat e manipuluesve emocionalë me çështje madhore kombëtare  dhe në të njëjtën kohë nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni të askujt, ky vend është sovran dhe i pavarur. Seanca do të mbahet të dielën”, tha Veseli.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sqaroi se nuk kishte kuorum për t’u mbajtur Kryesia por kryetari sipas të drejtës së tij kushtetuese, vendosi që të dielën të mbahet seanca në ora 18:00.

Hoti: Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës

“Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës, në mes të PDK-së dhe AAK-së në veçanti, se çfarë të ratifikohet në Kuvend, a do të bëhet deklarata e dy presidentëve pjesë e marrëveshjes, si aneks marrëveshje. Janë dilema që duhet të qartësohen brenda koalicionit qeverisës. Kemi parë që nesër është thirr mbledhja e Qeverisë, për të shqyrtuar aneks-marrëveshjen, që hap dilemën e panevojshme tani për deputetët dhe për shoqërinë. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 18:00 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen e vitit 2015, sepse është marrëveshje që është arrit sipas procedurave ligjore”, ka thënë Hoti.

Mbledhja e Kryesisë është mbajtur pasi që gjatë ditës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq për demarkacionin.

***

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të dielën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu pas mbledhjes tha se Kryesia vendosi pa kuorum që seanca të mbahet më 18 shkurt në orën 18:00.

 “LVV edhe sot në mbledhjen e Kryesisë kundërshtova këtë qasje, kundërshtova tendencën për të ratifikuar një marrëveshje që i falë 8200 hektaër tokë Malit të Zi. Marrëveshja mes Thaçit dhe Vujanoviqit është një mashtrim për qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu.

Sipas deputetes së VV-së sigurisht që LVV do të kundërshtojë marrëveshjen për Demarkacionin, por për veprimet që do t’i ndërmarrim duhet të mblidhen për t’i definuar ato.

Dërguti del nga mbledhja, thotë se ska kuorum për caktimin e seancës për demarkacionin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, formalisht ende pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku po diskutohet për caktimin e seancës ku do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se Kryesia nuk ka kuorum për të caktuar mbajtjen e kësaj seance.

Në këtë mbledhja po mungojnë përfaqësuesi i Listës Serbe dhe ai i grupit 6+.

Paraprakisht, më kërkesë të presidentit Thaçi, ishte thirr mbledhja e Kryesisë që për të dielën në orën 10 të caktohet seanca.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit për Demarkacionin, mungon Lista Serbe

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila do të shqyrtojë kërkesën për mbajtje të seancës të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës këtë rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Në mbledhje po marrin pjesë anëtarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës dhe grupi 6+. Ndërsa mungojnë ata nga Lista Serbe.

***

Gazeta "Bota sot”, nga burime te brendshme merr vesh se Marrëveshja për demarkacionin mund të votohet sonte.

“Ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që sonte pas orës 21:00, do të mbahet seanca për miratimin e kësaj marrëveshje”, thotë ky burim për “Bota sot”.

Ndryshe, presidenti i Koosvës, Hashtm Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç kanë arritur një marrëveshje për themelimin e një komisioni të përbashkët për përcaktimin e kufirit dhe të korrigjimit në Çakorr dhe në Kullën e Zhlebit.

Përfundon takimi i liderëve me ambasadorët

Ka përfunduar takimi i liderëve të vendit, përfaqësueseve të partive politike, me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Nga takimi i pari ka dalë kryeministri Haradainja, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë për media. Pas tij, ka dal kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka thënë se po presin seancë për demarkacionin para seancës solemne.

“Po presim të mbahet seanca për demarkacionin para seancës solemne për pavarësi”, ka thënë ai.

Demarkacioni: Të gjithë liderët shtetërorë dhe politikë shkojnë të Apostolova dhe Delawie 

Takimet nuk kanë të ndalur, pas presidentit përfaqësuesit e partive politike takojnë ambasadorët.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thirr në një takim me përfaqësuesit e liderët e vendit, përfaqësuesit e partive politike e ambasadorët.

Kjo thirrje për takim erdhi pasi arritjes së aneks-marrëveshjes për demarkacionin mes presidenti të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujkoviq.

Në takim ka shkuar presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryeparlamentari, Kadri Veseli, zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Ismet Beqiri e Avdullah Hoti nga LDK, Mimoza Kusari e Alternativës, Albin Kurti i Vetëvendosje e të tjerë.

Mirëpo, atje do të jenë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori italian dhe ai francez. 

Në takim me Thaçin arrihet konsensusi, së shpejt seanca për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përfunduar takimin me liderët e partive politike. Ky takim është thirrur pas arritjes së aneks marrëveshjes me Malin e Zi lidhur me ratifikimin e demarkacionit.

Burime brenda takimit kanë thënë se ka konsensus që sa më shpejt të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës dhe të ratifikohet demarkacioni.

“Konsensusi ekziston,ratifikimi i marrëveshjes pritet të bëhet shumë shpejt në Kuvend, por jo sot”, kanë thënë këto burime.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur burrat.

Pas arritjes së marrëveshjes së rishikimit të demarkacionit mes presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi- ka mbledhur përfaqësuesit e partive politike.

Në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryetari i PDAK- së, Danush Ademi dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagghillar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti më parë përmes një konference për media tha se LDK-ja nuk do të marr pjesë në takimin me presidenti, pasi ata nuk ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin dhe nuk kanë çfarë të bisedojnë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat