Berisha priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Aktuale

Berisha priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur sot në takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral majorin Timothy Orr me bashkëpunëtorë.

Gjenerali Orr ka ardhur për të marrë pjesë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ministri Berisha ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe gjeneralin Orr, për përkrahjen dhe ndihmat materiale dhe profesionale që po japin për FSK-në. Vetëm gjatë vitit të kaluar, tha ministri kemi pasur 110 aktivitete bilaterale të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Berisha duke iu drejtuar gjeneralit Orr, tha se “është kënaqësi e veçantë, për ne, që të kemi në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sepse ky përvjetor është edhe i Juaji. Ju jeni në shtëpinë tuaj të dytë”.

Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr, me arritjet e fundit të Ministrisë dhe FSK-së, duke theksuar sidomos ushtrimet, trajnimet, shkollimin, sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, në akademitë më prestigjioze si në SHBA, Britani të Madhe, Turqi, Gjermani, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci etj. E njoftoi gjithashtu edhe për integrimin e komuniteteve, ngritjen e infrastrukturës, transformimin e FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, bashkëpunimin me NATO-n. Ministri Berisha e njoftoi gjeneralin Orr edhe për ushtrimin fushor “Shqiponja 6” në të cilin do të marrin pjesë edhe shumë shtete nga rajoni dhe ato të NATO-s.

  Ndërsa nga ana e tij, komandanti i Gardës së Ajovës gjenerali Orr, ministrit Berisha, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, dhe gjithë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, ju uroi 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat