LDK reagon për deklaratën e Thaçit: Po keqinterpretohet me qëllim dhe po keqpërdoret nga Haradinaj

Aktuale

LDK reagon për deklaratën e Thaçit: Po keqinterpretohet me qëllim dhe po keqpërdoret nga Haradinaj

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Foto arkiv, Konferenca e LDK-së

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se Deklarata e nënshkruar ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe atij Malit të Zi, po keqpërdoret nga kryeministri Haradinaj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron edhe një herë të sqarojë se Deklarata e nënshkruar ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe atij Malit të Zi po keqintepretohet me qëllim dhe po keqpërdoret nga kryeministri Haradinaj”, thuhet në një reagim të këtij subjekti politik..

Sipas LDKK-së, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë nënshkruar marrëveshje për të korrigjuar kufij, por, nëpërmjet një Deklarate të përbashkët, e kanë konfirmuar Marrëveshjen e vitit 2015, e cila kërkohet të ratifikohet ashtu si është nënshkruar dhe ashtu si e ka ratifikuar Mali i Zi.

“Po ashtu, Deklarata e dy presidenteve, siç e thekson edhe vetë Presidenti i Kosovës, nuk ka karakter legal, është vetëm një akt i vullnetiti të mirë, prandaj nuk përbën obligim. Me të nuk është vendosur asgjë e re, prandaj pretendimi i Hardinajt është i pavërtetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron se baza për korrigjimin e gabimeve eventuale mbetet Marrëveshja e vitit 2015”, thuhet më tej në reagimin e LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron kryeministrin Hardinaj si një nga përgjegjësit kryesorë që vendi ynë është izoluar gjatë tri viteve të fundit, si përgjegjësin kryesor që imazhi i Kosovës është rrënuar dhe që vendi është kthyer në pronë të liderëve politikë.
Duke e dikur këto, ai po përpiqet të krijon opinion të pavërtetë dhe po vazhdon t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës”, përfundon reagimi i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat