Deputeti i Kuvendit i reagon ashpër Haradinajt: 3 vjet shau, pështyu, mashtroi, sulmoi, e sot...

Aktuale

Deputeti i Kuvendit i reagon ashpër Haradinajt: 3 vjet shau, pështyu, mashtroi, sulmoi, e sot...

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:11
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas tij, për 3 vite Haradinaj mashtroi ndërsa sot, po jep gjithçka për pushtet.

“Përpara thoshin , jetën e japim Kosovën nuk e japim, e RH tani, krejt i jep veq pushtetin. Edhe fjalët , edhe fytyrën, edhe cdo gjë i shkel, vetëm për pak pushtet koti që i ka mbet. 3 vjet shau, 3 vjet pështyu, 3 vjet mashtroi, 3 vjet sulmoi, 3 vjet fyu, 3 vjet quajti zyrtarët me lloj emra, 3 vjet ia humbi perspektiven Kosovës , dhe tani del të hedh hi syve pak njerzve që akoma si kan kuptuar lojërat e tij për pushtet. Këto lojra edhe fëmijet ne djep i kuptojnë , që demarkacioni i njëjtë po kalon. Është bërë për gjynah. Vujanoviqi me këtë deklaratë të përbashkët joobligative vetëm po e nxjerr RH me pak fytyrë nëse i ka mbet. Dorëheqja smjafton për të, por ajo do ishte më e vogla. RH dhe klani i tij duhet të ikin në pakthim nga pushteti ,e Kosovës i duhen njerzë të rinje e parimor, properindimor, unifikues, që e duan dhe mbrojnë interesin e vendit e jo pushtetin , pasurimin , e familjes e klanit në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Avdyli,  përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat