Ministrja Hoxha mirëpret arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin

Aktuale

Ministrja Hoxha mirëpret arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:03
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Hoxha ka thënë se “që nga marrja e këtij mandati, e kam theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet i yni”, ka thënë Hoxha.

“Mirëpres marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave”.

“Deri më tani, Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në plotësimin e kushteve për liberalizim dhe jemi tani para përmbushjes së kushtit të fundit. Falënderoj të gjitha institucionet për angazhim në këtë proces. Le t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat