Hoxha: Kemi konsensus politik për marrëveshjen e re me Malin e Zi

Aktuale

Hoxha: Kemi konsensus politik për marrëveshjen e re me Malin e Zi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:43
Enver Hoxhaj

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha në një konferencë të jashtëzakonshme ka deklaruar se koalicioni qeverisës ka konsensus të brendshëm politik për Demarkacionin, posa të procedohet në Kuvend të Kosovës.

Hoxhaj deklaratën e re për demarkacionin me Malin e Zi e ka konsideruar si moment kthese për Kosovën në këtë vit jubile.

Sipas tij, kjo deklaratë e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq rikonfrimon vullnetin shtetëror të Kosovës për të adresuar përfundimisht çështjen e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj: Kjo deklaratë rikonfirmon vullnetin politik

“Së pari përmes kësaj deklarate rikonfirmohet vullneti politik, shtetëror dhe partiak edhe i Partisë Demokratike të Kosovës për të adresuar njëherë e përgjithmonë përfundimisht çështjen e lëvizjes së lirë dhe pa viza drejtë vendeve schengen një temë që kemi pritur që në dy tri vite të zgjidhet dhe mendojë që me këtë deklaratë të sotshme ka marrë një drejtim dhe një shpejtësi të re. Së dyti kemi treguar që Republika e re e Kosovës e cila po feston dekadën e parë të shtetësisë ka kapacitet shtetëror dhe politik pa mbështetje të partnerëve ndërkombëtar, por në një raport bilateral të adreson një temë me një shtet fqinj sikurse Mali i Zi”, tha ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se është koha e fundit që Kuvendi i Kosovës ta votojë marrëveshjen  pas arritjes së kësaj deklarate.

Duke iu bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e re për demarkacionin, ai ka deklaruar se përmes kësaj deklarate e kanë konsensusin e brendshëm politik.

Hoxhaj: Kemi konsensus të brendshëm politik

“Është koha e fundit që Kuvendit i Kosovës ta voton marrëveshjen pas arritjes së kësaj deklarate të përbashkët që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza drejtë Evropës dhe që përmes lëvizjes së lirë dhe pa viza drejt vendeve schengen do të ishte ndër arritjet më të mëdhaja të Republikës së Kosovës në dekadën e parë të shtetësisë, prandaj në emër të PDK-së, dua ta përshëndes këtë deklaratë dhe dua t’i ftoj të gjithë deputetë e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen dhe që të lëvizim përpara. Qëndrimi i PDK-së, është i qartë, jemi parti e konsensusit politik, kryetari jonë zotëri Veseli ka kërkuar vazhdimisht konsensus politik që të adresohet një çështje të tillë në Kuvend të Kosovës dhe mendojmë që përmes kësaj deklarate e kemi edhe konsensusin e brendshëm politik dhe duhet të lëvizim përpara”, tha ai.

Sipas Hoxhës, varësisht nga koha që do të procedohet marrëveshja e demarkacionit në Kuvend  edhe Komisioni Evropian  mund të jap qëndrim pozitiv brenda muajve të ardhshëm.

Hoxhaj: Marrëveshja për demarkacionin i hap rrugë liberalizimit të vizave

Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka apeluar që të pranohet deklarata e përbashkët që është nënshkruar në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe në mes të presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

“Jemi mirënjohës për vullnetin e treguar politik dhe marrëdhëniet fqinjësore me Malin e Zi”, tha Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta votojnë marrëveshjen dhe të lëvizin përpara. Po ashtu ka paralajmëruar për liberalizim më të hershëm të vizave, në rast se kjo marrëveshje nënshkruhet sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat