Deda flet për marrëveshjen e arritur për demarkacion, ka edhe një porosi

Aktuale

Deda flet për marrëveshjen e arritur për demarkacion, ka edhe një porosi

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:02
Ilir Deda

Deputeti Ilir Deda ka reaguar pas marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se më në fund përfundoi saga e demarkacionit, derisa shton se duhet të procedohet sa ë shpejtë në Kuvend dhe thotë se kjo bllokadë duhet të shërbejë si mësim, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, më në fund përfundoi saga e demarkacionit. Duhet sa më shpejtë të procedohet në Kuvend për ratifikim, së bashku me Aneksin e nënshkruar nga Presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi.
Bllokada që zgjati gati 3 vjet duhet të na shërbejë si mësim dhe udhëzues për të ardhmen që për çdo çështje me interes nacional të ndërtohet konsensusi politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat