Pas marrëveshjes reagon Berisha: Një mundësi për ta ‘la fytyrën’ bllokuesit e Demarkacionit

Aktuale

Pas marrëveshjes reagon Berisha: Një mundësi për ta ‘la fytyrën’ bllokuesit e Demarkacionit

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Ish këshilltari në Qeverinë Mustafa, Besnik Berisha ka reaguar pas marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është vetëm një mundësi që bllokuesit e marrëveshjes së vitit 2015 ta ‘lajnë fytyrën’, pro nuk do t’i kthejnë Kosovës hektarët që thonë se i ka humbur, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Marreveshja e “re” per demarkacionin, do te jete vetem nje mundesi e mire per ta “la fytyren” te gjithe ata qe me vite e bllokuan ratifikimin e Marreveshjes se vitit 2015, por asnjehere nuk do te arrije t’i ktheje shtetit tone 8200 hektaret qe bllokuesit prentendojne se i jane falur Malit te Zi.

Megjithate Demarkacioni do te ratifikohet, territori i shtetit tone nuk do te zmadhohet, kurse bllokuesit do kerkojne nga ne qe pasojat per vendin tone te harrohen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat