Tërnava: Brezi i tashëm ka për obligim ta ndërtoj Kosovën

Aktuale

Tërnava: Brezi i tashëm ka për obligim ta ndërtoj Kosovën

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:50
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava

(E plotësuar) - Myftiu i Kosovës Naim Tërnava sot në ligjëratën e zakonshme të xhumasë e ka zëvendësuar me një ligjëratë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Tërnava në mesazhin e tij tha se për këtë kauzë dhe këtë të drejtë për ta mbrojtur vendin u angazhuan breza të tërë patriotësh dhe atdhetarësh përfshirë këtu edhe shumë ulema dhe personalitete kosovare fetare.

Sipas tij, për një shekull i tërë populli i Kosovës, por edhe populli shqiptarë përreth Kosovës kurrë nuk hoqi dorë nga identiteti i tij kombëtar, fetarë e kulturorë, sikur që nuk hoqi dorë nga projekti për jetësimin e sovranitetit mbi trojet e veta dhe nuk njohu kurrë okupatorin për qeverisje të vendit tonë.

Tërnava: Pavarësia Kosovës ishte një proces shumë i gjatë dhe i vonuar, por më në fund u realizua

“Jemi në vigjilje të ditës dhe datës më të rëndësishme të historisë moderne të kombit tonë, dita kur mbushet një dekadë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këtu e dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shpallen Kosovën shtet të pavarur, të lirë e sovran. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës ishte një proces shumë i gjatë dhe i vonuar, por që më në fund fatmirësisht u realizua dhe u përmbushë, dhe kështu u vë një e drejtë e mohuar pothuajse shekullore”, ka thënë Tërnava.  

Në ligjëratën e tij ai ka falënderuar Zotin, SHBA-të, Turqinë dhe shtetet evropiane për ndihmën që i dhanë Kosovës në shtetbërje dhe në shtetndërtim, por kërkojë nga brezat e tanishëm që e përjetojnë shtetin e Kosovës në liri, ta bëjnë realitet dhe të ndërtojnë Kosovën, sepse vendi ka një perspektivë të sigurt.

Tërnava: Brezi i tashëm ka për obligim ta bëjë realitet lirinë dhe të ndërtoj Kosovën

“Jemi me fat se shumë breza para nesh kanë shkuar në ahiret, kanë shkuar në ahiret me mallin për lirinë e vatanit, kurse ju që jeni gjenerata e Kosovës së pavarur keni një mision më të vështirë se brezi që bëri realitet lirinë e vendit, sepse ju duhet ta ruani, duhet ta doni, ta zhvilloni dhe ta ndërtoni vendin. S’ka dyshim se dhjetë vjet shtet nuk janë shumë, prandaj, edhe sfidat janë të shumta, kurse neve na presin punë të mëdha, megjithatë një është e vërtet se e ardhmja dhe perspektiva e vendit tonë është e sigurt”, ka thënë Tërnava.

Për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, po qëndron në vendin tonë edhe Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili mori pjesë në xhaminë e madhe për faljen e xhumasë.

Tërnava: Brezat e tanishëm e kanë për obligim ta cojnë Kosovën përpara

yftiu i Kosovës Naim Tërnava sot ligjëratën e zakonshme të xhumasë e ka zëvendësuar me një ligjëratë për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Tërnava tha se  pavarësia dhe  shtetësia e Kosovës u përmbush me gjithë angazhimet me luftëtarë dhe sakrifica shekullore u arrit.

 “Për këtë kauzë dhe të drejtë për të mbrojtur vendin ishin përfshirë shumë njerëz. Populli ynë u angazhua për të realizuar të drejtën për të jetuar të lirë. Dhe në fund me ndihmën e Zotit u realizua me fitore dhe shtet të pavarur. Për këtë arritje ka qenë e angazhuar dhe BIK që nga vitet e nëntëdhjeta.  Dhjetë vjet shtet nuk janë shumë edhe pse sfidat janë të mëdha. Kujtojmë me epitet të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë”, tha Tërnava.

Në ligjëratën e tij ai ka falënderuar  SHBA-të, Turqinë dhe shtetet evropiane. Për këtë sipas tij brezat e tashëm në vend kanë për obligim që të çojnë Kosovën për të kontribuar në shtet ndërtim në mënyrë që Kosova të bëhet me perspektivë.

Tërnava i drejtohet xhematit për pavarësi (Drejtpërdrejt)

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava po mban hytbenë e xhumasë, ku po iu drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë.

Po ashtu në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për vlerën e rëndësinë e kësaj dite të madhe të shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat